Dyshim per rritjen e Twitter

by psaraci

Twitter është një nga rrjetet sociale të vetme që arriti një numër përdoruesish tepër të madh brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ky rrjet renditet i treti ne listën e rrjeteve të tilla me në krye Facebook dhe është cilësuar që ka një rritje përdoruesish më të madh nga të gjithë rrjetet konkurrentë si Facebook apo MySpace. Rritja e përdoruesve arriti në 1382% në muajin shkurt 2009.

twitterinternational040809

Në muaj, Twitter ka 6 milion vizitorë të rinj dhe 55 milion vizitor total.
Gjithsesi, kjo rritje galopante sikur po vihet në dyshim. Sipas statistikave të ndryshme të bëra në muajin Shkurt 2009, vihet re se vetëm 40% e përdorueseve kthehen përsëri në Twitter, ndërsa pjesa tjetër largohet dhe mbase shume pak prej tyre kthehen por pas një kohë të gjatë.

social_network_loyalty_eklipsi

Ky fenomen mendohet është si pasojë e asaj që Twitter ofron si mënyrë komunikimi. Ideja baze e Twitter është të mundësojë komunikimin e njerëzve me mesazhe të shkurtra, jo më shumë se 140 germa, ku në thelb kanë mesazhe përshkruese për një situatë ditore të një përdoruesi. Kjo është mënyra e vetme e komunikimit që Twitter ofron dhe pikërisht për këtë arsye shumë përdorues largohen për te mos u kthyer më. Kjo ndodh sepse rrjete të tjera sociale si Facebook ofrojnë forma dhe opsione të ndryshme bashkëveprimi dhe komunikimi për përdoruesit, si psh. imazhe, videoklipe etj.
Pra, ishte thjeshtësia e përdorimit dhe mungesa e opsioneve që e bëri Twitter-in aq popullor dhe po këto faktor duket sikur po i nxjerrin atij pengesa për rritjen e mëtejshme. Megjithatë është akoma për tu parë dhe vlerësuar ecuria e këtij rrjeti.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: