Dy llogari Skype nga i njëjti pc? Është e mundur…

by er10n

skypeSkype përveç se është klasifikuar si SoftWare-i më mirë për sa i përket thirrjeve telefonike nëpërmjet Web-it, është gjithashtu shumë i përdorur për të chatuar pasi është i pajisur me një strukturë shumë praktike dhe të mire.

Si rrjedhojë numri i përdoruesve të Skype si program chatimi është në rritje, si në fushën e punës gjithashtu dhe asaj personale, dhe ndodh që duhet të lidhesh njëherë me njërën llogari e më pas duhet të shkëputesh për tu lidhur sërish me llogarinë tjetër.

Ekziston një mundësi që ju lejon të lidheni me dy llogari njëherësh në të njejtin kompjuter, më poshtë është shpjeguar se si veprohet...

Si fillim duhet të shkarkojmë dhe të instalojmë SKYPE 4.0 sepse ky truk funksionon vetëm me këtë version, më pas gjejmë file-in e Skype që quhet Skype.exe dhe krijojmë disa kolegamenti në Desktop, të parin e quajmëSkype Personale” dhe të dytin e quajmëSkype pune”.

Tani klikojmë me tastin e djathtë te kolegamenti “Skype Pune”, shkojmë tek “Proprietà Collegamento” dhe shkruajmë këtë strin:


C:\Programmi\Skype\Phone\Skype.exe “/secondary”

Më pas konfirmoni duke klikuar te “Applica”.

Me këtë procedurë të thjeshtë mund të përdorni dy llogari Skype nga i njëjti kompjuter.

Mos harroni të krijoni kolegamentet nga e njëjta kartelë e Skype. Sepse ndryshe nuk mund të funksionojë.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: