Domainet e lira? Jo, akoma jo.

by Denisi

domain_eklipsiRefuzimi ka ardhur nga Departamenti i Tregtisë dhe i Drejtësisë Amerikan në lidhje me projektin e liberalizimit të Generic Top-Level Domain (gLTD) propozuar nga enti që mbikqyr zhvillimin e adresave të internetit: ICANN , sipas ekspertëve të të dy ministrive të cilët kanë ndërhyrë për të vënë pikat në konsultimin e nisur rreth rregullave të gLTD , ka ndaluar. E gjitha për shkak të impenjimeve të marra dhe të parespektuara.

Në gjëndjen aktuale , thonë dy letrat e dërguara , ICANN ka premtuar por nuk ka përfunduar një kalim fondamental , është e nevojshme për të patur të mundur reformimin e sistemit të kalimit dhe caktimit të domaineve: një studim i tregut të TLD-ve të ndryshme në shtetet që marrin pjesë , me të gjitha analizat e nevojshme për të vlerësuar impaktin e reformës mbi kushtet aktuale , psh , migrimin e një domaini tek një tjetër apo vlerësimin e peshës së shoqërive që drejtojnë rregjistrimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Meredith Baker , e divizionit të Communication and Information të Departamentit të Tregtisë , vë në dukje disa pika që duhen akoma analizuar: Homologimin e procedurave të rregjistrimit të domaineve në shtetet e ndryshme , nëse tregu i TLD mundet apo jo të mbiquhet global dhe cilat janë pasojat e kësaj pike për konsumatorët.Gjithashtu , sipas mendimit të Baker egzistojnë edhe probleme teknike me të cilat duhet përballur para liberalizimit të domaineve , duke filluar nga ato që i përkasin DNS , pa llogaritur vështirësitë logjistike objektive që ICANN do përballojë me aprovimin e reformës.

Si përfundim , përfaqësuesja e ministrisë së USA kërkon garanci mbi transparencën dhe konkurrencën e mekanizmit të ri. Pikërisht mbi konkurrencën përqëndrohet problemi që vihet në pah nga zyra e Antitrust-it të Departamentit të Drejtësisë , dhe në veçanti nga Av. Deborah Garza: Sipas analizës së bërë nga skuadra e saj , Garza shpjegon se fuqia komunikuese e një adrese .com është sot aq e lartë sa mund të ndjehet nga përdoruesi i thjeshtë si adresa fondamentale për një ndërmarrje.

Të gjitha mundësitë e tjera janë një rrethojë , për tu blerë vetëm për të mbrojtur markën personale: egziston rreziku që kjo reformë mund të rritë kostot e konsumatorëve. Nga këtu kërkesa , në linjë me atë të mëparshmen e Departamentit të Tregtisë , për të rishqyrtuar propozimin e ICANN për të patur në konsideratë më të madhe interesat e blerësve të mundshëm të domaineve , dhe për të garantuar që shpërthimi i mosmarreveshjeve të reja të komplikojë jetën e konsumatorëve finalë me kosto tepër të larta dhe ndërmarrje që përfitojnë.

Të forta konkluzionet: “Afrimi i ICANN në drejtimin e TLD ka treguar inefikasitetin e garancisë së konkurrencës në nivel rregjistrimi”. Sipas Garza, “ICANN as nuk i është afruar arritjes së detyrave të tij” në lidhje me kontrollin e rregjistrimit të domaineve të rinj të internetit , dhe atëhere duhet të rishikojë të gjithë procedurën që do sjellë në lindjen e të rinjve gLTD (dhe në drejtimin e atyre aktuale) për të përmbushur kërkesat e mëparshme.

Në mes janë miliona dollarë , që vijnë nga shitja e shërbimeve të çdo lloj tipi dhe me shumë paqartësi. Qëndronte edhe mundësia e lindjes së një lagjeje me drita të kuqe ne web , ajo që mund të limitohet me përfundimin .xxx dhe që për momentin aprovimi i saj është akoma shumë i largët.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Next post: