Diçka qe duhet te dini mbi Javascript

by Einar

Post image for Diçka qe duhet te dini mbi Javascript

Historia e javascript

Ka shumë histori online por kjo këtu ndoshta e shpjegon më këndshëm se çdo tjetër

– Ekziston një gjuhë programimi që quhet Javascript.

– Ekziston një gjuhë programimi që quhet Java.

– Ekziston një interpretues (‘diçka që ekzekuton kodin’) për gjuhën e programimit Javascript ndërtuar brenda shumicës së lundruesve të internetit (browsers).

– Këto dy gjuhe programimi nuk kanë të bëjnë pothuajse fare me njëra tjetrën.

Kohë më parë, na ishte një kompani e cila quhej Sun që kishte shpikur një gjuhë programimi të cilës i kishte vënë emrin Java. Ishte një inovacion interesant dhe pse jo revolucionar. Një kompani tjetër me emrin Netscape kishte famën për krijimin e lundruesve më të mirë për momentin.

Sun dëshironte që Netscape të përfshinte gjuhën e programimit Java në lundruesin e tyre, pasi të gjithë do e përdornin Netscape, në këtë mënyrë automatikisht të gjithë do kishin të integruar gjërat që bënin Java-n të punonte.

Nga ana tjetër, Netscape po mendonte:

“Pse mos të bëjmë dhe ne gjuhën tonë të vogël të programimit e cila do funksionojë në lundrues, në këtë mënyrë në vend që të shtojnë avash avash kod html, programuesit e rinj, të kenë mundësinë të shpikin gjëra që ne akoma nuk i kemi menduar!”.

Kështu ata thanë:

-“Sun, ne do e mbarojmë projektin e integrimit të ‘Java’, por ne duam që të na lejosh të integrojme edhe gjuhën tjetër të tonën, e cila nuk ka asnjë lidhje me gjuhën tënde dhe është ideuar të bëjë komplet gjëra të tjera, JavaSCRIPT.”

Sun tha:

-“Ok, tërbohuni, ndërtojeni. Nuk na intereson. DUKE QENE SE JAVA DO PUSHTOJE BOTEN!”

Atëherë Netscape i tha një të riu të quajtur Brendan, i cili punonte tek Netscape:

-“Të lutem na bëj një gjuhë programimi. Mos harro, duhet ta quash Javascript. Gjithashtu, bëj të mundur që në pamje të jashtme të jetë pak-a-shumë e ngjashme me Java, do ishte shumë më mirë kshu. Ah, se harruam, ke vetëm 10 ditë afat, ndaj, futju punës!”

Për fat të mirë, me sa dukej Brendan ishte një gjeni dhe në mënyrë sekrete ndërtoi një gjuhë programimi fantastike të cilën e veshi në pamje te jashtme me disa rroba të ngjashme me Java.

Por maskimi i Brendan funksionoi më shumë se ç’duhej! Reagimet e njerëzve ishin të tipit:

-“Çfarë, po talleni me ne? Çfarë është ky version i shëmtuar i Java-s? Nuk bën!”

Gjithashtu, edhe një gjeni si Brendan ka limitet e tij, ndaj ai kishte bërë disa gabime të vogla ndërkohë që po ndërtonte një gjuhë të re programimi në vetëm 10 ditë.

Gjithashtu, pasi Netscape hodhi poshtë dorashkën e sfidës ju tha përdoruesve të vet:

-“Cfare? Html është e mërzitshme? Marquee të qorron? JU NUK MERRNI VESH ASGJE!”

njerëzit sdq arritën të ndërtojnë gjëra të paimagjinueshme më parë me Javascript.

Në atë periudhë të gjithë njerëzit in të momentit instaluan programe apostafat në lundruesin e tyre vetëm që JavaSCRIPT-i të mos punonte. Ndaj u deshën shumë vite që njerëzit të kuptonin se gjuha e programimit që kishte ndërtuar Brendan, e cila ishte maskuar ndoshta më shumë se sa duhej, në fakt ishte shumë trendy!

Çuditërisht, disa nga këta njerëz (in) ishin të punësuar tek Microsofti, i cili kishte tentuar të krijonte një konfuzion në këtë mes duke dalë në publik me gjuhë të tjera programimi të quajtura J++ dhe Jscript.

Netscape, në atë periudhë, po kërcënonte që do të shkatërronte Microsoft-in në copa. Ndaj, Microsoft-i, për të evituar këtë gjë ndërtoi shumë gjuhë programimi me shkronjën “J”, duke shpresuar t’ja hidhte kërcënimit dhe të shpëtonte.

Më vonë, një profet, emri i të cilit ishte Douglas filloi të predikonte,

-“E dini çfarë nerds, me sa duket Javascript është e mrekullueshme.”

Ai arriti të tërheqë pas vetes së tij një numër të konsiderueshëm ndjekësish, të cilët eksperimentuan me shpikjen e Brendan dhe kuptuan që në të vërtetë ishte goxha elegante, dhe ishte e mundur të ndërtoje gjëra me vërtetë të mrekullueshme dhe të nevojshme për faqet e internetit, vetem ama nëse njerëzit do ndalonin së bllokuari atë.

Në këtë mënyrë epoka e njohur si web 2.0 filloi. Ka shumë gjëra që njerëzit bashkangjisin me Web 2.0, por për njerëzit të cilët ndërtojnë internetin, një nga gjërat më identifikuese të kësaj epoke ishte vështrimi i faqeve si Flickr apo Oddpost të ndërtonin gjëra të mrekullueshme me Javascript dhe teknologji të tjera që më parë ishin konsideruar si të dobëta.

Pastaj, nën sfondin e një ironie gati poetike e cila duket sikur ishte ndërtuar të na mësonte një leksion, JAVASCRIPT-i arriti të bëjë atë gjë për të cilën ishte menduar më parë JAVA.

Microsoft, Java, Sun, Netscape, të gjitha përfunduan të qorruara nga arroganca e tyre. Por e përulura Javascript, ajo që donin ta hidhnin:

-“duhet ta ndërtosh brenda 10 ditëve!”

u tregua e zonja të futet në çdo kompjuter në botë falë maskimit të saj të zgjuar.

Serverat shkruhen në Javascript. Bazat e të dhënave (DataBase) ndërtohen që të flasin Javascript. Njerëzit që ndërtojnë lundrues dhe sisteme operative bëjnë të pamundurën që ta transformojnë Javascript në sa më të shpejtë të jetë e mundur.

Java është akoma rreth e rrotull nesh, patjetër. Në forma të ndryshme. Ndoshta bën të mundur që llogaria juaj të jetë e axhiornuar ndërkohë që paguani faturën e ujit. Po bën punët basilare të telefonit tuaj Android. Ka gjetur mundësinë të jetë pritësi (hostuesi) i mijërave gjuhëve të reja të programimit. Por Javascript ama fitoi sfidën fillestare.

Sdq, ideja është që duhet bërë një dallim ndërmjet këtyre 2 gjuhëve të programimit. Nëse jeni në fillimet tuaja dhe akoma ndoshta nuk dini diferencën ndërmjet Java dhe Javascript, do gjeni një tutorial për njërën dhe një tjetër për tjetrën dhe do thartoni trutë se si ka mundesi që ky kod të kombinohet sëbashku. Përgjigjia është:

“Ato nuk kombinohen me njëra tjetrën.”

-“Njerëzit që janë marrë me marketingun e tyre thjesht kanë menduar të ju vendosin emra sa më të ngatërrueshme të ishte e mundur.”

Tani mund të provoni: codecademy

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: