Dhjetevjecari digjital, 2000-2009

by Einar

Dhjetevjeçari digjitalNëse do ndalonim të mendonim për ndryshimet që kanë ndodhur në vitet nga 2000-2009 do vinim re që ky do quhej “Dhjetëvjeçari digjital”. Në këtë periudhë kohore është kaluar nga një sasi prej 300 milionësh në 1.7 miliardë përdoruesish të internetit.

Numri i përdoruesve të celularëve ka kaluar nga 750 milionë në 4.5 miliardë.

Dhjetëvjeçari mori emrin “Dhjetevjeçari digjital” pikërisht nga Bill Gates.

Kompjuterat kaluan nga një vlerë tregu prej 2000 $, me disa qindra Mega hertz, në laptop-ë 500 $ me skeda grafike të dedikuara 3D, dhe me wi-fi të inkorporuar!

Në fillimet e dhjetëvjeçarit një telefon celular kishte pamjen e një nokia 6100. Blackberry doli në treg në 2002. Iphone në 2007. Gjatë këtyre viteve telefonat kaluan nga ekrane të vogla me LCD bardh e zi, në ata të pajisur me kamera disa mega pixels, GPS, lidhje interneti dhe disa gigabyte memorie.

Aksesibiliteti në internet gjatë këtyre viteve është lehtesuar tejmase, dhe gjithashtu mundësia për të patur një linjë interneti, duke bërë të mundur lindjen e adresave të ndryshme si Wikipedia në 2001, MySpace në 2003, Facebook në 2004, YouTube në 2005 dhe Twitter në 2006.

Do jetë interesante të shikojmë ndryshimet e 10 vjeçarit që po vjen! 😉

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

{ 1 trackback }

Previous post:

Next post: