Deshironi muziken e fundit? Ja si ta gjeni!

by Einar

Muzika

Nëse jeni në kërkim të këngëve të reja që të rifreskoni listën tuaj që dëgjoni, atëherë adresat e mëposhtme do ju vijnë sigurisht në ndihmë. Këto janë sugjerimet tona.

TheSixtyOne

TheSixtyOne

TheSixtyOne

TheSixtyOne sjell demokracinë në kulturën muzikore: Artistët vendosin artin e tyre për tu kritikuar online, por, në vënd që vendimet, për çfarë ështe e mire dhe çfarë jo, të merren nga një bord drejtues, këtë e bëjnë mijëra dëgjues duke votuar. Muzika më e mirë të propozohet automatikisht në faqen kryesore ku ju mund të dëgjoni këngët më popullore të rrymave të ndryshme. Kjo është një mënyrë e shpejtë për të gjetur muzikë të re për iPodin tuaj.

DatPiff

DatPiff

DatPiff

DatPiff është një faqe e cila vizitohet çdo ditë nga mijëra e mijëra përdorues. Në këtë faqe gjenden miksime të ndryshme dhe variacioni nuk mungon, gjithashtu keni mundësinë te shkarkoni miksimet që ju pëlqejnë.

SomaFm

SomaFm

SomaFm

Transmetimi bëhet nga San Francisco, dhe muzika e cilesisë së lartë arrin skajet më të largëta të planetit. Rusty Hodge, krijuesi i SomaFM, është një i apasionuar pas radiove online dhe punon në këtë ambient që nga 1995. Ai vendosi, pasi kuptoi që asnjë nuk do krijonte një stacion radio sipas vizionit te tij, ta ndërtojë vetë.

Momentalisht tek SomaFM gjenden 18 radio, secila me muzikë të cilësisë së lartë, këtu është një vend ideal ku mund të dëgjoni tinguj të rinj.

OurStage

OurStage

OurStage

OurStage është një komunitet muzikor online i cili përdor një miks të teknologjisë për të bashkuar, fansat, artistët, dhe industrinë profesionale. Për fansat e muzikës të cilët janë në kërkim të hiteve të reja, kjo faqe ofron 50 rryma nga ku mund të zgjidhni të dëgjoni, ndërmjet një ndërfaqeje inteligjente, të quajtur “thumbing”, rekomandimet e reja.

Blip.fm

Blip.Fm

Blip.Fm

Blip.fm është një shërbim falas i cili ju ndihmon të zbuloni muzikë të re ndërmjet një playlisti-shoqëror. Kërkoni për këngën apo artistin tuaj të preferuar, dëgjojeni këngën, pastaj bëjeni blip si në faqen e famshme të twitter me 140 karaktere. Ndoshta mund të dëshironi ta dergoni si cicërimë në twitter apo ta dërgoni tek profili juaj i last.fm, blip jua bën të mundur.

Nëse keni ndonjë adresë tjetër, jeni të ftuar të na tregoni dhe ne tek komentet.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: