Deshifrohet fluturimi i zogjve

by Einar

Festo Smartbird

Festo Smartbird

SmartBird është rezultati i një projekti inovativ fluturimi. Cilësitë aerodinamike dhe lëvizshmëria ekstreme e tij janë risia që ky projekt sjell.

Me SmartBird, Festo, ka arritur të dëshifrojë fluturimin e zogjve – një prej ëndrrave të vjetra të njerëzimit.

Kjo “Bionic-technology” (ardhja në ndihmë e veglave elektronike dhe mekanike), mund të jetë fillimi i autonomisë së fluturimit.

Lëvizja e krahëve të modelit të propozuar nuk është vetëm lart dhe poshtë, por bën të mundur edhe kthimin në kënde të veçanta.

Kjo është bërë e mundur nga një njësi aktive kurrizore e makinerisë, e cila në kombinim me një sistem kontrolli kompleks arrin një fluiditet dhe efikasitet paparë fluturimi.

Festo, kompania e këtij projekti inovativ, është gjithashtu ajo që qëndron pas disa shpikjeve të tjera të mahnitshme në botën e Roboteve si: Pinguini fluturues, një kandil deti, një stingray(pjestar i familjes së peshkaqenëve) , një pinguin i cili ka pamjen dhe lëvizjet gati të padallueshme nga një i vërtetë (përveç syve blu).

source

{ 1 comment… read it below or add one }

Familja April 3, 2011 at 9:53 pm

Shume mire per nje gje te tille, por nuk eshte as i pari dhe as i fundit qe bejne nje gje te tille, por me pelqene se ja paskan arritur mire qellimit 😀

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: