Dergo fax online, Qipit

by Einar

qipit-sending-faxQipit është një shërbim i cili përveç mundësisë për të dërguar fax online, ju ofron edhe mundësinë për të ngjitur foto të dokumentave, kartave të biznesit, ose fotografi nga celularët tuaj apo kamerat fotografike digjitale, dhe përmirëson kualitetin e imazheve të ngjitura në Qipit me anë të një teknologjie të patentuar të quajtur Realeyes3D. Imazhet e tjera mund të dërgohen me email ose të faksohen.

Imazhet të cilat ju i ngjisni dhe memorizohen në serverat e Qipit-it janë gjithashtu të konsultueshme online ndërmjet faqes së internetit të Qipit.

Ju mund të ngjisni imazhe, foto edhe me ane të MMS, email-eve ose direkt nga kompjuteri juaj duke përdorur panelin e Qipit në faqen e tyre të internetit.

qipit1

Pasi dokumenti juaj është ngjitur në Qipit, ju mund të zgjidhni ose të shikoni një version PDF të tij, ta nisni me anë të email-it apo ta dërgoni me FAX. Gjithashtu edhe teknologjia e përmirësimit të imazheve që ofron Qipit konsiderohet shumë efikase dhe e fuqishme. Do vini re që edhe imazhet e bëra nga telefonat celularë do kenë një përmirësim të konsiderueshëm.

Qipit është falas edhe ky është avantazhi kryesor:

Qipit është një shërbim që ofrohet falas, kjo përfshin dërgimin e faxeve (edhe internacionale). Kosto e vetme është ajo e cila ju vendoset nga kompania juaj e celularit nëse ju përdorni shërbimin e me anë të telefonit celular (psh: cmimi i një MMS) Qipit FAQ

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: