Shërbimet muzikore online të cilat lejojnë përdoruesit të krijojnë playlist të tuajin po shtohen çdo ditë dhe pak a shumë funksionojnë të gjitha në të njëjtën mënyrë.
Ju mendoni për një këngëtar të veçantë apo këngë të veçantë dhe shërbimi ose ju sugjeron një playlist të krijuar më parë ose ju liston këngë të ndryshme dhe ju lejon ju ti zgjidhni ato dhe ti shtoni tek playlista juaj që ta personalizoni sa më shumë.
Problemi i vetëm me shërbime të tilla është fakti që ata i kërkojnë përdoruesit ta bëjë këtë punë (shkruani ju këngën, pastaj vijnë sugjerimet). Kjo gjë në shekullin e 21 nuk është e pranueshme! ![]()
Arsyeja që faqe si Pandora, Spotify dhe last.fm janë popullore është se ato punojnë pa një ndërhyrje njerëzore dhe gjithashtu këngët që vijojnë njëra pas tjetrës duken sikur jane pikërisht këngët që dëgjuesi do pëlqejë.
Po sikur të kishim dhe një sherbim të tillë i cili do krijonte një playlist për mua pa më kërkuar fare çfarë kënge dua të dëgjoj?
Vizitoni PlayListNow.fm.
Ky shërbim interesant i merr sugjerimet nga masa e përdoruesve të internetit, Twitter, dhe në vend që të pyesë përdoruesin për titullin e këngës apo këngëtarit, të shtron pyetjen: “What are you doing right now ?“.
Mjafton të vendosni çfarë po bëni dhe PlayListNow të sugjeron një playlist me këngë të cilat supozohen të përshtaten sa më shumë me situatën që po përjetoni.
Sa i saktë mund të jetë algoritmi i tyre, mund të diskutohet, sidoqoftë.
Psh: Shkruajta që “I’m chilling at home” dhe PlayListNow mendoi që duhet të dëgjoj një cover të Sweet Dreams! hmm Jo faleminderit! Thjesht seleksionova butonin random, dhe kalova tek tjetra. ![]()
Ajo që të tërheq me PlayListNow duhet thënë që është edhe ndërfaqja dhe sasia e madhe e playlistave të krijuara, dhe sigurisht ato do shtohen me kalimin e kohës.
Nëse ju pëlqen një këngë mund ta bëni share me miqtë tuaj, të shikoni një videoklip të saj nga YouTube ose ta ruani tek profili juaj që ta shikoni sa herë të keni dëshirë.
Shërbimi është falas për tu përdorur dhe nuk ju kërkon as që të rregjistroheni për të dëgjuar këngët e tyre. Nëse dëshironi mund të krijoni një profil sidoqoftë, me një profil do keni gjithashtu edhe opsione të tjera shtesë për të sistemuar dhe personalizuar playlistat sipas dëshirës dhe për ti bërë share ato me të tjerët.












{ 1 koment… lexoje këtu poshtë oseshto një }
Faqe Interesante, nuk e kisha degjuar me pare