Degjoni dhe shkarkoni mp3 nga desktopi juaj

by er10n

Super MP3 Download është një program i mrekullueshëm (për windows) i cili ju lejon të bëni atë që dëshironi më shumë. Të shkarkoni MP3 falas. Mund të gjeni TOP 100 hitet këtu, dhe këngë nga shumë rryma të ndryshme dhe kategori. Të disponueshme janë më shumë se 100 milion këngë për të kërkuar dhe shkarkuar, ndaj mundësia për të gjetur këngën e dëshiruar është shumë e lartë!

Kërkim MP3 – Nga titulli, artisti apo albumi

Pasi të keni instaluar programin, mund të kërkoni në mënyrë të thjeshtë për titullin e këngës, artistin e preferuar apo albumin që dëshironi. Super MP3 Download është shumë i shpejtë në kërkimin e këngëve në databazën e tij.

kerkim nga titulli

Kërkim nga titulli

Mund të bëni një “Preview” të këngëve para se ti shkarkoni

Opsione të ndryshme ofrohen nga ky program, ajo që unë preferoj është mundësia për ta dëgjuar më parë online këngën para se ta shkarkoj. Pasi të keni bërë kërkimin tuaj, mjafton të klikoni mbi të dhe ta dëgjoni direkt nga interneti. Nëse jeni të kënaqur me cilësinë e këngës mund të vazhdoni me shkarkimin e saj. Nëse hard disku juaj nuk ka më hapësire, mund ta përdorni si një radio online ku mund të vendosni këngët tuaja të dëgjohen pa ndaluar.

preview e kenges

preview e këngës

Kërkim i avancuar

Megjithëse deri tani nuk më është nevojitur kërkimi i avancuar pasi mjafton ai normal. Por nëse po kërkoni ndonjë këngë në veçanti, psh ndonjë version “unplugged” të ndonjë kënge, atëhere Kërkimi i avancuar “Advanced Search” do jetë i nevojshëm për ju.
Njësoj si me kërkimin normal, mund të kërkoni në databazën e këtij programi me anë të titullit të këngës, artistit, apo emrit të albumit ose të gjithë sëbashku. opsion shtesë keni edhe kutinë “Edition”, ku mund të kërkoni edicionin specifik që po kërkoni.

Kërkim i avancuar

Kërkim i avancuar

Mënyra të tjera për të zbuluar këngë

Seksionet, Hot Songs dhe Categories, janë dy hapësira të mira për të zbuluar këngë të reja. Siç parashikon edhe emri Hot Songs të tregon 10 këngët më të mira në USA. Keni gjithashtu mundësinë të zgjeroni listën tek Top 100 këngët më të mira. Seksioni i kategorive të lejon të ngushtoni hapësirën e kërkimit në rrymën që ju pëlqen më shumë, do ju tregojë një listë të këngëve më popullore për kategoritë specifike.

Super MP3 Download ofrohet në 2 versione: Falas dhe Pro. Versioni falas ju lejon të shkarkoni gjer në 5 këngë në ditë dhe mund të shkarkoni këngët njëra pas tjetrës. Versioni Pro është në shitje për 39.95$ për një liçensë të përjetshme ose 1.66$ në muaj nëse dëshironi ta provoni psh. Versioni Pro ju heq të gjitha limitet. Mund të shkarkoni këngë pa limit dhe njëkohësisht, në çdo kohë.

Shkarkoni: SuperMP3Download

{ 2 comments… read them below or add one }

kkOr4b January 22, 2010 at 9:47 pm

Shum pun e mire kjo me gjase se nuk do marrim dhe virusa sepse keto faqet na lodhen perveq muzikes se mire na shtojne dhe extra falas nga nje infektim ne pc.

Duhet provuar kete program.
.-= kkOr4b´s last blog ..Grows piracy of electronic books =-.

Reply

Familja April 9, 2011 at 10:32 pm

Me sa e kam testuar une kete lol eshte nje program qe i mere te gjitha kenget nga youtube pra nuk ja vlene qe te pagush per nje gje te tille.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: