Cohen Vs Apple, lufta e domain nuk perfundon ketu!

by Denisi

20081209_cashLonder – Pas nje konflikti te shkurter Apple ka arritur te fitoje te drejten mbi dominin itunes.co.uk bazar mbi faktin qe mban titullin tregtar te markes te jukeboxit qe shperndan muzike me pagese ne Internet.

Vendimin per dhenien e dominit e ka vendosur Nominet organizzata e emrave te domineve britanike, e cila ka marre parasysh faktin qe titilli i markes ishte i mjaftueshem.

Nuk e mendon nje arsye te vlefshme pronari i meparshem i emrit te dominit, i riu tycoon i
new economy Benjamin Cohen, sipas te cilit pretendimet e Apple nuk jane te vlefshem pasi ai domin ishte rregjistruar 1 muaj para se Apple ka depozituar kerkesen e rregjistrimit te markes se saj.

Cohen gjithashtu ka nenvizuar faktin qe domini i tij ka qene aktiv gati 3 vjet me pare se sa Apple te leshonte ne treg sherbimin e saj iTunes, ndaj kjo eshte nje pike me shume ne favor sipas tij e cila duhet te garantoje ligjshmerine e rregjistrimit qe ai ka bere.

Cohen, i cili mohon çdo akuze per cybersquatting, ka shpjeguar qe ka refuzuar edhe nje oferte ekonomike nga Apple per ate domin pasi nese e pranonte do kishte nenkuptuar qe ai donte te perfitonte pikerisht nga emri i dominit, siç bejne zakonisht cybersquatterat.

Pas vendimit te Nominet, Cohen mund te apeloje pikerisht tek autoriteti i domineve ose gjykate.

Para se perfundimisht itunes.co.uk te kaloje ne duart e Apple, atehere, do kaloje ndoshta nje kohe e gjate pasi biznesmeni ka shpjeguar qe redirekti drejt dyqanit ondine te tij do jete aktiv te pakten gjer ne perfundimin e apelit.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: