Cfare ndikimi pati greva e 18 janarit! Nje permbledhje.

by Einar

Post image for Cfare ndikimi pati greva e 18 janarit! Nje permbledhje.

Dje me datë 18 janar 2012 Interneti mori pjesë në një grevë, (iniciativë e reddit), duke bllokuar hyrjen dhe shërbimet tek faqet pjesëmarrëse, në protestë të projektligjeve të propozuara në kongresin amerikan, SOPA dhe PIPA.

Sensibilizimi i opinionit publik ishte qëllimi kryesor i grevës dhe shifrat pas kësaj iniciative tregojnë se impakti ka qënë i konsiderueshëm.

Numrat: Mbi 4.500.000 firma. Mbi 2.000.000 emaile (pa shifrat e wikipedia). Mbi 75.000 faqe interneti në grevë (të deklaruara, numri ka qënë shumë më i madh).

Para se të fillonte greva numrat qëndronin në këtë rend mbi të dyja projekt-ligjet:

Pro: 80
Kundra: 30
(pjesa tjetër nuk kishte dhënë akoma preferëncën mbi to)

Pas grevës renditja ka ndryshuar:

Pro: 64
(shikojmë se 16? senatorë kanë ndryshuar opinion mbi SOPA & PIPA)
Kundra: 108
(Numri i senatorëve që kanë dhënë pozicionin e tyre kundra është shtuar)

Interesat në të dy krahët e SOPA dhe PIPA po pozicionohen midis anetarëve të kongresit Amerikan. Këtu mund të shikoni një përmbledhje të tyre. Mund të shikoni nëse kongresmeni në fjalë është sponsorizues (Pro) i projektligjit apo (Kundra) dhe deklaratat zyrtare të secilit mbi pozicionin ndaj këtyre projektligjeve.

*Numri dhe preferencat ndryshojne me kalimin e kohës, derisa të shprehen të gjithë votuesit.

Peticionin e Google e kanë firmosur më shumë se 7 milionë persona.

Më shumë se 162 milionë persona panë mesazhin e Wikipedias, dhe prej këtyre 8 milionë vazhduan për të kontaktuar përfaqësuesit e tyre në kongres.

Nëse akoma nuk dini se çfarë janë SOPA dhe PIPA mund të shikoni videon e fundit nga Sal Khan i Khanacademy mbi to.

Reagimet:

Një profesioniste e Hollywoodit, Marta Evry, jep mendimin e saj.

Ruppert Murdoch nga llogaria e tij e Twitter pranon efektin që greva pati mbi politikanët amerikanë.

Një ditë pas protestës FBI mbyll faqen e Megaupload/Megavideo në luftën kundra piraterisë.

Previous post:

Next post: