Cfare do sjelle SOPA? Lexoni eksperiencen Daneze!

by Einar

Post image for Cfare do sjelle SOPA? Lexoni eksperiencen Daneze!

Para 7 vjetësh Danimarka aprovoi filtrin kundra pornografisë së fëmijëve. Njerëz të ndryshëm thanë që kjo ishte një ide e keqe, por përgjigjia ishte se këta kundërshtues ishin thjesht pedofilë, ose njerëz që po tentonin të ndihmonin pedofilët. Njerëz të tjerë mëshuan mbi faktin që kjo ishte kundra kushtetutës, e cila në fakt ishte.

Censura u implementua në një mënyrë e cila ishte formalisht, por jo në të vërtetë, vullnetare, mënyrë e cila dha sigurinë që kjo nuk ishte formalisht në kundërshtim me kushtetutën.

Disa njerez lajmëruan se në momentin që kjo infrastrukturë çensure do vihej në funksionim do përdorej, me shumë mundësi, për të çensuruar gjëra të tjera. Por, përgjigjia që ata morën ishte

“Asnjëherë! Kjo është VETEM për të ndaluar këtë krim të tmërrshëm, dhe nuk do përdoret asnjëherë për të çensuruar gjëra të tjera.”

Kaluan disa vite, dhe industrisë së muzikës Daneze nuk i pëlqente faqja allofmp3.com, e hodhën në gjyq për të marrë një mandat nga gjykata për të urdheruar ISP-të Daneze të fillonin çensurimin e allofmp3 nga interneti Danez. Gjykatësi, shkurt, tha

-” Ahh, dmth infrastruktura është e ndërtuar, pra nuk do ketë kosto plus”

, dhe dha urdhërin për të çensuruar allofmp3.com Nuk ishte një thyerje e kushtetutës pasi ishte një urdhër nga një gjykatës.

Që nga ky rast faqe të tjera “pirate” janë çensuruar. Një nga ato faqe, më e famshmja, The Pirate Bay, të cilët morën vesh që gjykata nuk do i lejonte as të flisnin për çështjen e tyre në gjykatë, apo të jepnin motivet e tyre , mbrojtjen.

Më pas politikanët Daneze zbuluan se donin të mbronin dhe rrisnin hyrjet nga taksat. Në veçanti taksat e larta që bizneset e bixhozit online paguajnë. Justifikimi zyrtar ishte limitimi i sëmundjes së tmerrshme të bixhozit.

Në këtë mënyre ata vendosën që bizneset e huaja të bixhozit duhet të paguanin taksa në Danimarkë gjithashtu, nëse donin të perdornin internetin Danez. Nëse refuzonin të paguanin taksat ata do çensuroheshin në Danimarkë.

Ndaj, ata aprovuan një ligj i cili thoshte që nëse një biznes bixhozi i huaj refuzonte të paguante taksat në Danimarkë, një gjykatë, me kërkesën e qeverisë, do jepte urdhërin për ISP-të të çensuronin faqet e tyre nga interneti Danez, dhe të mos lejohej asnjë pagesë ndaj këtyre faqeve. Nëse ndonjë nga ISP-të nuk bindet apo bankat lejojnë pagesat atëherë gjoba të majme do vendoseshin ndaj tyre.

Kohët e fundit disa nga politikanët Danezë po merakosen pasi disa kompani të huaja që shesin ilaçe në internet nuk janë të liçensuara ti shesin ato në Danimarkë. Ndaj po përgatisin një legjislacion të ri i cili do çensurojë këto faqe nga interneti Danez, dhe të bllokohen pagesat ndaj tyre.

Me pak fjale, çensura e internetit filloi para disa vitesh në një mënyrë të limituar dhe qëllime të mira. U premtua solemnisht që asgjë tjetër përveç pornografisë fëminore (kush do ishte kundra kësaj?) nuk do çensurohej. Por në momentin që infrastruktura e çensurës ishte ndërtuar, çensura filloi të shtrihej dhe në fusha të tjera. Kjo mënyrë çensurimi po zgjerohet vit pas viti.

burimi: Techdirt
imazhi: Censured

{ 4 comments… read them below or add one }

Familja December 29, 2011 at 12:42 am

Einar shuem bukur per artikullin, ka lexuar disa gjera por kete nuk e kisha ndeshur, por nje sygjerim te vogel, ate fjalen censur do ishte mire te ishte pak me shqip 😉

Reply

Einar December 29, 2011 at 12:51 am

Familja, faleminderit per komentin.

Cfare fjale do sugjeroje ti? 🙂

Per ate qe po flitet ne artikull me shqip se censure nuk gjeta dot fjale tjeter.

CENSURË f.
1. Shqyrtim e kontroll i përmbajtjes së veprave të ndryshme para se të botohen a të shfaqen ose kontroll i letrave, i telegrameve etj. para se të dorëzohen, që bëhet (në vendet kapitaliste e revizioniste) nga një organ zyrtar ose nga një i ngarkuar; organi zyrtar që bën këtë punë. Censure e rreptë. Censure ushtarake. Censura fashiste. Vuri (vendosi) censurën. Hoqi censurën. I shpëtoi censurës. Merr pëlqimin (miratimin) e censurës. Kalon nga censura. Nuk e lejon censura.
2. Kontroll i rreptë që i bëhet dikujt a diçkaje për të mos vepruar a për të mos qenë në kundërshtim me kërkesat. I bën censure. Ushtron censure.
* Pa censurë pa kontroll, lirisht.

Reply

Familja December 29, 2011 at 4:40 pm

Aaa tani po, pra se une e kerkova me shkronjen Ç dhe nuk me dilte kurse C eshte tjeter gje.

jshm January 18, 2012 at 12:07 pm

Ke harruar t’i bashkohesh grevës së sotme Internet kundër SOPA-s, apo thjesht nuk të duket me vlerë?

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: