Bluetooth 3.0 ??? Po vjen…

by er10n

bluetooth3.0 Tanimë jemi shume afër: Bluetoothi është gati për të ardhur me gjeneratën e tij të tretë, me edicionin 3.0 + HS (high speed). Aparatët e parë që do e disponojnë ketë dispozitiv do vijnë në jetë brënda 9 – 12 muajve, dhe do të mbajnë emra markash si Toshiba, Sony, Samsung. E reja e parë do jetë rritja e shpejtësise, falë përdorimit të protokollit Wi-fi (802.11), deri në 24 Mbps (kundrejt 3 Mbps te bluetoot 2.0), gjë që do të lejojë transferimin e file-ve të mëdha në një kohë të reduktuar. Kjo teknologji nuk do të përdoret vetëm për telefonat celularë por edhe për PC, aparate fotografike, Mp3/Mp4 player dhe televizorë. Por gjithë kjo teknologji ka dhe anën tjetër të medaljes… një konsum energjie shumë më të lartë, gjë e cila mund të rregullohet falë funksionit EPC (Enhanced Power Control). A do të ketë të njëjtin sukses si Bluetooth 2.0 ??? Ketë ja lëmë kohës ta zbulojë…!

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: