Beni ekstrakt online

by Denisi

wobzip_logoPak a shumë të gjithë jemi familjarë me programet 7-zip, WinZip, WinRar, dhe gjithashtu shumica i kanë të instaluar në kompjuterët e tyre. Por nëse ndodheni ne situatën ku nuk e keni disponibilitetin e një programi që bën ekstrakt, file-t e kompresuara ? Këtu na vjen ne ndihmë një shërbim të cilin e ofron Wobzip. Këtu ofrohet mundësia e këtij shërbimi online.

Një gjë tjetër e cila na vjen akoma më në ndihmë është edhe mundësia e te berit ekstrakt te një file me përmasa të mëdha. (psh: nëse nga një file i kompresuar qe ka brenda foto/Wallpaper, ju interesojnë vetëm disa nga ato, dhe jo i gjithë file, atëhere nga Wobzip ju mund te bëni online ekstrakt fotot/Wallpapers, dhe te shkarkoni vetëm ato qe ju nevojiten.)

Wobzip është një program qe ekstrakton filet e kompresuara online. Ai është i bazuar mbi një program te shkëlqyer open source si 7-zip, dhe suporton të gjitha formatet që suporton 7-zip, përfshirë formate si CAB, ARJ, CPIO etj. Sigurisht suporton edhe formatet tradicionale si ZIP, RAR, ISO, TAR etj, pak a shume Wobzip i suporton te gjitha.

Për të startuar Wobzip, e vetmja gjë qe duhet te bëni është të vini linkun ku ndodhet file i kompresuar dhe brenda disa minutave ju mund te shikoni të gjithë përmbajtjen e file te kompresuar dhe te shkarkoni pikërisht atë qe dëshironi.

wobzip_url_eklipsi

File i kompresuar është i mbrojtur me fjalëkalim ? Nuk ka asnjë problem, Wobzip e suporton edhe këtë funksion. Vetëm vendosni fjalëkalimin qe ju kërkohet dhe Wobzip do e vendose për ju.

Prisni që Wobzip të shkarkojë të gjithë file-n e kompresuar në serverat e tij dhe pasi ka mbaruar, ju do keni të mundur të shikoni dhe të shkarkoni të gjitha file-t që përmban.

wobzip_down_eklipsi

Një miku juaj ju ka dërguar një file te kompresuar dhe në kompjuterin tuaj nuk keni programin për ta pare dhe bërë ekstrakt ?
Wobzip gjithashtu ju lejon të bëni upload një file të kompresuar në serverat e tyre ta bëni ekstrakt online dhe të shkarkoni përmbajtjen.

wobzip_file_eklipsi

Wobzip premton që çdo file pasi bëhet upload kriptohet në mënyrë që asnjë nga punëtoret e Wobzip të mos ketë mundësinë e leximit të të dhënave të rëndësishme për ju, por nëse jeni të merakosur mund të klikoni në butonin e “Delete all files” pasi të keni përfunduar së shkarkuari filet që ju interesonin.

wobzip_del_eklipsi

Wobzip, personalisht mendoj që ofron një shërbim shumë të rëndësishëm, sidomos në rastet kur ju nevojitet patjetër një program i cili bën ekstrakt, dhe ju nuk e keni.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: