Android! (pjesa 1 – Lindja e kesaj platforme te re)

by psaraci

android-logo-eklipsiAndroid është një sistem operativ i cili në fillimet e tij u cilësua si një platformë mbi të cilën mund të ndërtoheshin aplikacione te ndryshme për aparate celular apo në përgjithësi për aparate digjitale qe permbushin disa kritere specifike ne hardware.

Momentet e tij të para Android i ka në 2005 dhe ishte një iniciativë e Google. Ne vitin 2007 Google mori një tjetër iniciativë tepër interesante ku krijoi një aleance biznesesh me ato firma që kishin një interes te përbashkët në fushën e inxhinierimit te aplikacioneve ne veçanti për handsets (( aparate te ndryshme si palmaret,celularet etj etj)), embedded systems (( nuk ekziston nje shpjegim i mirefillte per kete term megjithate konsiderohet si nje sistem i specializuar kompjuterik per te kryer funksione specifike)).

Në të njëjtën kohë me krijimin e kësaj aleance, Google publikoi Andriod si një projekt të hapur dhe se zhvillimi i tij do të behej kryesisht nga kjo aleance. Aleanca sot ka një listë të madhe, prej rreth 34 anëtarë me emra të njohur në fushën e celulareve, aparateve dixhitale, embedded systems por jo vetëm. Android është bazuar në platforma dhe teknologji që po kthehen në standarte sot në industrinë e informatikës. Ndër shumë nga këto teknologji, duhet veçuar se sistemi operativ Linux është baza kryesore e Android dhe ky fakt është një nga avantazhet e Android, për këtë dhe për teknologjitë e tjera Android do të flitet në vijim.

Pra, Android është bazuar në platforma dhe teknologji që janë Open Source (( me kod te hapur, pra te disponueshem per te gjithe)) dhe detyrimisht dhe projekti Android është totalisht open source. Në këtë mënyrë kjo platformë është bërë tepër tërheqës për një gamë të gjerë përdoruesish, duke filluar këtu që nga studentet e informatikës e deri tek firma e korporata të mëdha që prodhojnë celularë apo aparate të tjera dixhitale. Duhet përmendur se në komunitetin e open source Android është pritur me entuziazëm të madh. E thënë ndryshe, tani të gjithë inxhinierët qoftë ata të rinj apo me eksperiencë e kanë një mundësi ku të aplikojnë dhe konkretizojnë idetë e tyre për aplikacione në fushën e embedded systems me një kosto zero.

Pra një përmbledhje të shkurtër, Android u cilësua në fillimet e tij si një software platform (( platforme programesh )) për embedded systems , është open source, ka mbështetjen e një aleance të gjerë firmash dhe përdor teknologji tepër të avancuara që po kthehen në standarte sot në industri.
Por cili është qëllimi i Android, pra le të kuptojmë përse lindi ky projekt. Ka afërsisht një dekadë që tregu i kompjuterave filloi të merrte një devijim të vogël. Bëhet fjalë për një përshtatje të kërkesave të tregut. Sot, shoqëria po bëhet tepër dinamike ku informacionet lëvizin dhe shpërndahen me një shpejtësi të jashtëzakonshme, bota e internetit dhe aplikacionet e tij.
Pra tregu kërkon që kjo dinamikë informacionesh dhe te dhënash të jetë e aksesueshme në çdo moment dhe çdo kohë. Celularet e avancuar po bëhen avangard në plotësimin e këtyre kërkesave, le të përmendim këtu celuarë N-Series nga Nokia, IPhone, Sony Ericsson etj etj.
Kërkesat rriten vazhdimisht dhe aplikacionet mundohen të arrijnë plotësimin e tyre. Ndërtimi i një aplikacioni ndërthur shumë element teknologjik dhe këta elementë përcaktojnë cilësinë, të ardhmen, apo dhe kohën që duhet për ta ndërtuar këtë aplikacion.

Një nga elementet bazë teknologjikë është platforma ku ndërtohet dhe mundësitë/opsionet që kjo platformë ofron. Deri më sot, ekzistojnë disa platforma që janë përdorur në celuarë dhe handset të ndryshëm. Ndër më të njohurat dhe më të përdorura në treg sot janë; Symbian nga Nokia, Windows Mobile nga Microsoft, Blackberry nga RIM dhe Palm OS nga Palm Computing.
Ndryshimet e Android në krahasim me këto platforma të sipërpërmendura, detaje teknike si dhe avantazhet teknologjike të tij do të përmenden në pjesën e dytë të këtij artikulli.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: