Adobe reader, gjigandi qe fle

by Einar

Adobe

Adobe

Ka një arsye se pse nuk quhet “Adobe PDF reader” por “Acrobat reader” apo “Adobe reader”, është një sistem kompleks. Leximi i PDF-ve është një nga funksionet e shumtë të tij.

Eshtë një “mail server i plotë“, sistem menaxhimi i dokumentave, një klient DRM, sistem monitorimi/gjurmimi të dokumentave, të jep statistika për dokumentat e tua (imagjinoni të filloni një sondazh dhe të monitoroni/gjurmoni të dhënat e mbeldhura), kapacitet për të parë video dhe dëgjuar file audio (po, mund të bëhet embed audio dhe video në pdf) ka gjithashtu edhe kapacitetin e përdorimit të formateve të tjerë të ndryshëm (psh shfaqja e të dhënave CAD në programin e tij 3Dviewer).

Në total “Acrobat SDK” është pak a shumë 500 MB dhe manuali i tij është disa mijëra faqe i gjatë.

Shfaqja e PDF-ve është një nga 100 funksionet e mundshme që disponon. Për ne konsumatorët është një “kurth”… por ajo që fshihet pas saj është çfarë Adobe i shet korporatave!

Praktikisht ata u thonë korporatave:

-“Dëshironi një sistem të plotë (full) monitorues të materialeve/dokumentave? -Ne e kemi! Për më tepër të gjithë konsumatorët/klientët tuaj e kanë të instaluar në formën e “Acrobat Reader” në kompjuterat e tyre.

Eshtë si një “Trojan” që fle në çdo kompjuter.

Në këtë link mund të shikoni dhe bëni krahasimet e funksioneve të familjes “Acrobat”.

Këtu vjen lajmi i vërtetë: Të gjitha funksionet janë të suportuara nga Acrobat Reader… por ne nuk mund ti përdorim. Ato janë aty (në mënyrë/për arsyen) që ne të mund të vëmë në dispozicion të dhënat tona për ata që kanë paguar për versionin “Pro Extended” (Korporatat?).

Me pak fjalë versioni/paketa “Pro Extended” mund të përdorë të gjitha funksionet e përmendura mësipër dhe të gjithë përdoruesit e Acrobat reader do kenë mundësi të suportojnë funksionalitetet e shpjeguara më lart. Duan apo sduan ata!

Këtu vjen dhe fakti alarmues: Duke qënë se ne normalisht nuk na duhen të gjitha ato funksione (ne thjesht e përdorim për të lexuar pdf). Futet në përdorim funksioni “sistemi monitorues i dokumentave” (kjo është fjala magjike për çdo reklamues): Klientët e korporatave në këtë mënyrë mund të monitorojnë se sa e suksesshme ka qënë letra e tyre, reklamimi dhe sondazhet e ndryshme që kanë bërë.

Po.. mund të monitorojnë se sa efiçent ka qënë “spami” i tyre, dhe të gjithë ne që në këto vite jemi ankuar për faktin që “Dua thjesht të lexoj PDF-të pse është kaq i madh file i instalimit!” asnjëherë nuk kemi marrë mundimin të lexojmë se çfarë përfshihet në instalim!

Këshilla? Nëse thjesht dëshironi të lexoni filet PDF (dhe sigurisht që 99% e përdoruesve të Acrobat Reader për këtë arsye e përdorin) hiqeni atë dhe instaloni Evince (importuar nga Linux),Foxit ose Sumatra.

imazhi: pcsiteuk

{ 2 comments… read them below or add one }

Valmir October 7, 2010 at 7:08 pm

Ne te vertete ka goxha nje kohe e madhe qe nuk e perdori Adobe Reader per leximin e PDF fileve, tani perdori Foxit reader, prejse e kam gjete kete program me nuk me ka shku ne mendje te kthehem tek Adobe 🙂 ! Foxit do thosha eshte me i mire se Adobe Reader per shume Arsyje 😀
Ja vlen ta provoni njeher

Reply

Familja January 31, 2011 at 6:41 am

Dhe une vrisja mendjen se pere nje program qe bene vete leximin e pdf te jete kaq MB kur nje program qe bene kopjimin e DVD eshte vete 5 MB

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: