Adobe Photoshop, nje hap para drejt Inteligjences Artificiale?

by Einar

Adobe Photoshop

Adobe Photoshop

Kjo nuk është diçka e vogël! Mos vallë Adobe po bën një hap gjigand, para të tjerëve, në fushën e AI (Inteligjencës Artificiale)?

Uroj që ky opsion ti ofrohet publikut të gjerë sa më shpejt, megjithëse mendoj që do duhen vite para se një opsion i tillë të jetë i disponueshëm për të gjithë ne, ose pse jo që në versionin e ardhshëm!

Projekt Menaxheri i Adobe Photoshop-it John Nack në një video të postuar nga një anëtar i skuadrës së tij na tregon për potencialin e opsionit në fjalë të quajtur “content-aware fill”. Opsioni përdor algoritme komplekse matematikore për të analizuar imazhet digjitale dhe ndihmon përdoruesit për të mbushur/zëvëndësuar/pastruar hapësirat e imazheve aty ku përmbajtja origjinale është hequr, apo nuk na pëlqen.

Sinqerisht një arritje e tillë është fantastike! Si mendoni, do ju vijë në ndihmë?

Axhiornim: Me sa duket opsioni i mësipërm bashkë me disa opsione të tjera si PatchMatch, Just Do It, Painting Sneak Peek, Layer Styles and Preferences Sneak Peek, Better edge detection and masking results.
Për një periudhë dy javore do jetë e disponueshme komplet paketa “PhotoShop CS5” me të gjitha opsionet e përmëndura!

{ 1 comment… read it below or add one }

Sistemi April 3, 2010 at 4:17 am

E kom bo gati rapidshare per ta shkarku sa te dali :P. Ketyre te Adobes i lumte per shpikjet e medha qe bejne. I lumte edhe qe nuk po gjejne dot nje menyre per te ndalu krakimin e programit se qyli esht i omel 😛

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: