Laptopi me i vogel ne bote, Adamo i Dell ne treg

by Denisi

adamo_eklipsiDell për ti bërë konkurencë Apple MacBook Air, ka nxjerrë në treg një version të ri laptopi, elegant dhe me përmasat më të vogla deri tani në botë, të quajtur Adamo. Fillimisht është treguar në fillimin e vitit në Consumer Electronic Show (CES) 2009 në Las Vegas.

Laptopi i ri pretendohet të krijojë një markë të re, atë të Adamo, dhe gjithashtu pretendohet të jetë i pari i një linje të re produktesh nga Dell, të cilët vlerësohen për elegancën nga konsumatorët e tij.

Adamo është i ndërtuar nga një pjese e vetme alumini, gjithashtu vihet ne pah preçizioni i detajeve dhe bukuria e tastierës. Ka një ekran prej “13.4” inch 16:9 HD, dhe është i disponueshëm në dy ngjyra.dell-adamo-laptop-eklipsi

Funksionon me Sistemin Operativ të fundit të Microsoftit, Windows Vista dhe ofron rreth 5 orë përdorim me një karikim të vetëm të baterisë.

Të dhënat e Adamo janë këto: Procesor Core 2 Duo U9300 1.2GHz, kartë grafike të integruar Intel X4500 dhe 2GB RAM. Ka 2 porta USB dhe një portë combo USB/eSATA. Adamo ka në dispozicion lidhjen me WiFi, Bluetooth dhe opsionale “Integrated Mobile Broadband” gjithashtu të gjitha portat për lidhjet.

Adamo është i disponueshëm për “prenotim” që sot në www.adamobydell.com dhe do jetë i disponueshëm në tregun botëror më 26 Mars 2009. çmimet fillojnë nga 1,999 $.

{ 5 comments… read them below or add one }

Fatjoni March 18, 2009 at 2:39 pm

Fantastik fare!!!
Dhe goxha i fuqishem ne krahasim me permasat, po cmimi pak i kripur dhe kushedi sa do kushtoje ketu ne shqiperi po erdhi 🙂 normalisht se jo te gjithe laptopet e fundit vine.
Shpresojme te mos e eksagjerojne shume cmimin dhe te vi sa me shpejt se une e du nje.
Urime per adresen dhe vazdoni keshtu.

Reply

Einar March 20, 2009 at 3:55 pm

Eshte i bukur, elegant. Por mendoj qe do jete me i pershtatshem per pune… per lojra nuk mendoj se mund te perdoret 😛

Reply

Romeo March 22, 2009 at 1:44 pm

Me i vogel? Varet cfare nenkupton me me te vogel sepse un kuptoj per madhesine…. e mesa dij une ka te ashtequajtur NetBooks qe shkojne gjer ne 8´2 Polsh 🙂
Ndoshta nenkuptohet me i holli qe konkuron MacBook Air… ndoshta ketu po megjithese keto me cmime ja fusin ndonjeher e me duket jashtezakonisht i shtrenjte.. as MacBook air sben aq shtrenjte…

Nejse… interesante ky postim se kisha pare me pare

Reply

Denisi March 22, 2009 at 7:53 pm

Pikërisht ajo është ideja me i vogli i kategorisë “Laptop” ose “notebook” pa rënë nga kategoria. Përsa i përket kategorisë tjetër “netbook” janë një vije e mesme ndërmjet notebook dhe palmarit prandaj shumica dalin me version linux ose windows xp sepse kan karakteristika shume me te ulëta ne krahasim me një laptop. Edhe pse me permasa te vogla si Dell Adamo si Apple MacBook Air kane karakteristikat e një laptopi normal në të cilin mund te luajmë dhe lojërat e fundit ndërsa tek acer one ose asus eee maksimumi mund te luajmë disa lojëra pak klasike pa efekte te shumta grafike mund te përdorim programe te thjeshta sepse përdorimi kryesor i tyre është lundrimi ne internet.

Reply

besir February 16, 2010 at 10:52 am

shum i bukur mundet ende me i bukur

Reply

Leave a Comment

{ 2 trackbacks }

Previous post:

Next post: