VLC është një nga playerit që përdor më shumë, më shumë për faktin që është i lehtë, si program nuk merr shumë CPU, natyrën e tij open-source dhe opsionet e shumta që ofron. Duke qënë open-source VLC ka disa avantazhe mbi programet e tjera kjo duket më shumë tek sasia e kodekë-ve që suporton.
Sot do ju tregoj disa opsione që në shumë programe të tjera që përdoren për të parë video nuk i gjeni. Këto opsione janë një arsye më shumë, te cilat duhet të ju bëjnë të ndërroni mendje dhe të përdorni këtë program, nëse akoma nuk e përdorni.
Konvertimi i fileve Video
Për të konvertuar një video, përdorni opsionin convert/save nga menuja e programit. Kur ju zgjidhni convert/save, një dritare e re “Open media” do ju shfaqet. Klikoni tek “Add” për të zgjedhur file-n që ju dëshironi të konvertoni dhe klikoni butonin convert/save.
Pastaj do ju shfaqet një dritare tjetër, ajo e “konvertimit” e cila ju tregon source-n e filet që do konvertoni dhe ju lejon të zgjidhni ku dëshironi ta ruani dhe emrin e file-t që po konvertoni duke klikuar browse dhe duke e riemëruar sipas dëshirës, por mos harroni të zgjidhni tipin e file-t.
Fotografi
VlC ju lejon gjithashtu të bëni fotografi të videos në momentin që ajo po shikohet. Mjafton të shkoni tek menuja e videos dhe të zgjidhni Snapshot, VLC do bëjë automatikisht një fotografi të sekuencës që po shikohet. Fotografitë ruhen tek kartela “My Documents”, por nëse dëshironi ta ndryshoni atë mjafton të ndiqni këtë rrugë:
Tools -> Preferences -> dhe te zgjidhni “Video Settings”.
Regjistroni DVD-të
VLC të lejon të rregjistrosh DVD-të në momentin që ato po shikohen duke përdorur opsionet e avancuara të cilat të vënë në dispozicion butonin e kuq “Record”, sidoqoftë opsionet e avancuara janë të fshehura në default, ndaj për ti aktivizuar duhet të shkoni tek:
View -> Advanced Options dhe të klikoni mbi të.
Tani mund të shikoni butonin Record me disa opsione të tjera gijthashtu si Snapshot dhe looping.
Kur ju filloni të shikoni një DVD apo ndonjë video tjetër, mjafton të klikoni mbi butonin e rregjistrimit dhe ta klikoni sërish një herë të dytë për ta ndaluar. Gjatë rregjistrimit butoni do jetë ngjyrë blu. Video e regjistruar ruhet në formatin MPEG dhe e gjeni tek kartela Documents me emrin VLC Record me datën dhe kohën e regjistrimit.
Opsione të tilla të vogla ndikojnë shumë në suksesin e këtyre programeve, duke marrë parasysh sasinë e madhe të disponueshme të programeve për të parë Video.













{ 4 komente… lexoji këtu poshtë oseshto një }
Shum artikull interesant e perdor qe shume kohe por me te vertet keto opcione nuk i paskam ditur
Faleminderit Erion.
.-= Artikulli i fundit nga kkOr4b blog ..Coming Service Pack 1 for Windows 7? =-.
pershendetje ,po pse sme del menuja kshu si e keni nxjerr ju ,mu me del tjeter menu , psh kjo avancet opsions nuk me del qe te regjistroj dvd .
klerti nese nuk e gjen si “advanced option” atehere eshte “personalize interface” ose “personalizza interfaccia” dhe aty pastaj mund ti shtosh butonat
I loooove VLC! It has to be the best multimedia app out there. Portable VLC is a must for anyone these days!
.-= Artikulli i fundit nga Android blog ..Android 2.1 Coming to Motorola Droid This Week! =-.