200 milione dollare per Facebook

by Denisi

facebook-money-eklipsiNjë Grup Rus, Digital Sky Technologies, ka ofruar të investojë me një shumë prej 200 milionë $ në Facebook Inc.

Nuk është akoma e qartë nëse Facebook ka pranuar apo jo ofertën, megjithëse kompania në fjalë kohët e fundit ka patur bisedime me firma të ndryshme rreth një mundësie për tu zgjeruar akoma më shumë. Fonte që po ndjekin çështjen ne fjale thonë që propozimi i DST është një nga të fundit që Facebook ka marrë.

DST, grupi investues Rus gjithashtu ka ofruar të blejë për një vlerë midis 100 – 150 milion $ në aksionet e Facebook, me një vlerësim prej 6.5 bilion $. Shuma e cila pretendohet të investohet do përdoret për të blerë aksionet që momentalisht kanë punonjësit e Facebook, dhe kjo do varet gjithashtu nga dëshira e tyre për të shitur këto aksione.

DST, me në krye biznesmenin Rus Yuri Milner, nuk ka komentuar akoma rreth çështjes. DST ka nën pronësi disa pjesë të bizneseve kryesore të internetit në Rusi, duke përfshire adresën me te madhe te internetit ne Rusi, Mail.ru, dhe gjithashtu një përqindje të një rrjeti social Polak. Zëdhënës të Facebook kanë evituar të komentojnë mbi ofertën.

Nëse Facebook do e pranojë këtë ofertë, do ishte hera e parë që kompania me qendër në Palo Alto, California, do arrijë të grumbullojë një shumë të tillë investimesh brenda 1 viti e gjysmë. Në fundin e 2007, pranuan një investim nga Microsoft Corp, duke rritur vlerësimin e Facebook ne 15 bilion $.

Që nga ajo periudhë, me krizën ekonomike në horizont, Facebook është përpjekur të gjejë investues edhe me çmime të ulëta. Vitin e fundit, u evitua një strategji e kompanisë e cila kishte programuar që punëtorët e Facebook të kishin mundësi të shisnin aksionet e tyre, kjo për arsyen se nuk pati investues të interesuar për ti blerë. Oferta e tanishme e DST-së sugjeron që investuesit po rishqyrtojnë mundësinë në mënyrë pozitive për të investuar rreth Facebook.

Mark Zuckerberg, në intervista të ndryshme kohët e fundit ka thënë që kompania mund të kërkojë të rrisë vlerën e saj në treg me anë të investimeve megjithëse nuk e ka të nevojshme për momentin. Kompania paraqet një rritje rreth 70% në 2009, duke deklaruar që të ardhurat e saj pak a shumë janë rreth 500 milionë $, sipas personave që merren me financën e kompanisë. Rrjeti social, i cili ka më shumë se 200 milionë përdorues të rregullt, pritet të ketë fitime të konsiderueshme edhe në 2010.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: