10 rregulla per te bere nje adrese te bukur interneti

by Einar

webdesign

Krijimi i një faqe interneti kërkon ide të qarta dhe mbi të gjitha një profesionalizëm të lartë. Me këtë artikull ju drejtohemi webmasterave të rinj me disa këshilla që ne mendojmë se duhen patur parasysh. Jemi të sigurtë që pikat të përmendura si më poshtë nuk janë të vetmet rregulla që duhen ndjekur por ne këto i konsiderojmë si më elementaret dhe rrjedhimisht më të nevojshmet.

1. Të besosh se vizitorët e kanë me merak faqen tënde apo punën e bërë?

Vizitorëve nuk ju intereson fare sa i zoti jeni në photoshop, sa i zoti jeni në php etj. Vizitojnë faqen tuaj pasi po kërkojnë informacione, produkte ose argëtim.
Sa i zoti është autori i faqes për ata ka pak rëndësi.

2. Një vizitor nuk arrin të kuptojë çfarë trajton adresa juaj në më pak se katër sekonda.

Eshtë vetëm katër sekonda koha për të kuptuar se për çfare flet një adresë interneti. Nëse vizitori nuk kupton për çfarë flet, largohet, nuk humb kohën e tij. Në këtë pikëpamje është shumë e rëndësishme të testohet me shfaqjen e faqes tuaj në rezolucione të ndryshme, për të bërë të mundur që faqja juaj të ketë kuptim për rezolucione të ndryshme. Gjithashtu, paraqitja e faqjes fillestare duhet të krijojë një imazh kuptimplotë brenda këtyre kater sekondave.

3. Besim i vobektë në Standartet W3C, përdorimi dhe layout i CSS.

Imagjinoni sikur po ju thoni punëtoreve të cilët sapo kanë përfunduar punën në shtëpinë tuaj; “Të lutem! Më trego cilin çekiç ke përdorur! Po ky Trapani, çfare vrimash, më thuaj çfarë trapani ishte…”. Qesharake apo jo Instrumentet janë thjesht instrumente. sigurisht mënyra se si përdoren është e rëndësishme.

Optimizimi për motorët e kërkimit, gjithashtu edhe standartet janë të rëndësishme, por pyetjet janë: Si të fitojmë më shumë? Si të shesim produktet? Si të bëjmë të regjistrohen përdoruesit? Nëse instrumentat arrijnë ti përgjigjen këtyre pyetjeve atëherë janë të nevojshëm, nëse jo janë thjesht pengesa të mbivleresuara nga personat e fiksuar me perfeksionin.

4. Përdorim i elementëve grafikë të cilet hutojnë vizitorët.

Imagjino sikur ju jeni një konsulent financiar i suksesshëm, keni një dialektikë të aftë të lëvizë malet, aftësi për të cilat jeni shumë krenar. Prezantohesh para një klienti të rëndësishëm për të marrë fonde për të investuar mbi projektin tuaj dhe vendosni kontratën në tavolinë.

Ndërkohë që ju filloni të shpjegoni avantazhet që ai do ketë nëse ju financon, ai hap kontratën dhe bëhet gati të firmosë, por ti papritmas i drejtohesh me një ton të lartë ku i thua. “Prit se unë akoma se kam përfunduar prezantimin e projektit tim !!!”. Pikërisht kjo ndodh në momentin kur ju vendosni pamje grafike të cilat hutojnë vizitorin nga objektivi juaj, cilido qoftë ai.

5. Navigimi është konfuz

– Ku jam?
– Ku të klikoj?
– Si të kthehem pas?
– Si të kthehem në faqen kryesore?

Pyetje të cilat nuk kanë arsye për tu bërë nga vizitorët e një faqeje interneti.

6. Përdorimi i toolbars dhe butonave të navigimit jo të kuptueshme

Kufiri i fundit i perfeksionistëve të grafikës është një lloj minimalizmi i cili transformon pjesën e navigimit në kuadrate, forma dhe ngjyra të cilat nuk janë të qarta se për çfarë shërbejnë, por janë “shumë të bukura” për tu parë. Një “lundrues” i internetit duhet të ketë një ide se ku po shkon para se të arrijë.

7. Ngatërrimi i adresës së internetit me strategjinë.

Një faqe interneti duhet të integrohet me një strategji të studiuar më parë. Në biznes mënyrat që funksionojnë nuk duhet të braktisen. Shet me anë të telefonit? Vazhdo ne kete menyre! Patjeter me kalimin e kohës do kuptoni se si faqja juaj mund të integrohet me modelin tuaj të biznesit. Pretendimi për të arritur një “dotCOM” mund të ju transformojë në një “dontCOM”

8. Mungesa e “Killer Content”(përmbajtje cilësore)

Përmbajtja cilësore, ose “Heroin’s Content” është diçka që krijon vartësi tek vizitorët. Diçka që shtyn vizitorët të lidhen dhe të rilidhen në mënyrë frekuente me një faqe interneti. Pika kryesore është padyshim frekuenca me të cilën bëni update faqen tuaj. Pastaj përmbajtja duhet të jetë në gjëndje të japë përgjigje këtyre pyetjeve; pse duhet të vizitojnë faqen time? çfarë po kërkojnë? e gjejnë ate?

9. Të harrosh rëndësinë e tekstit

Ekzistojnë tre arsye të rëndësishme për përdorimin e tekstit në vënd të imazheve:
1 – Imazhet rëndojnë faqen, nuk janë zgjedhja ideale për motorët e kërkimit dhe janë problematike për korrigjimet dhe ndryshimet që mund të bëni më vonë.
2 – Ata që bëjnë imazhet parapëlqejnë të vendosin tekst me kontrast të ulët në krahasim me
sfondin.
3 – Teksti është tekst! Përdoreni si të tillë.

10. Intro flash të panevojshme

A) Mungesa e një butoni “Skip Intro” detyron përdoruesin të dëgjojë muzikën apo të shikojë videon e vogël
B) Prezenca e një butoni “Skip Intro” i sygjeron përdoruesit që do ishte më mirë të evitojë muzikën dhe videon

Ideja e flashit në përgjithësi është vendosja në fillim para se përdoruesi të shikojë faqen kryesore… por kjo nuk është e nevojshme… përdoruesi nuk preferon të shikojë gjëra të tilla, ai po kërkon informacionin, bëni të mundur ta gjejë.

Keni ndonjë këshillë tjetër? komentoni më poshtë, na tregoni eksperiencat tuaja…

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: