1 prilli 2013 në web

by Einar

Post image for 1 prilli 2013 në web

Ashtu si vitin e kaluar edhe kësaj radhe po ndjekim traditën e postimit të shakave më të bukura në web me rastin e ditës së, gënjeshtrave, 1 prillit.

E fillojmë me shakanë e Google:

1) Produkti i ri që google nxjerr në treg quhet Google Nose:

Ky produkt ju lejon të nuhatni dhe të kërkoni në Google me anë të erës. 😛

E forta e kësaj shakaje është se një kompani tentoi të ndërtonte një biznes të vërtetë rreth këtij koncepti duke quajtur produktin e saj iSmell para 13 vjetësh. 😀

google_nose

2) YouTube pas 8 vjetësh vendos të mbyllë faqen e saj.

Videot e ngarkuara mjaftojnë tashmë ndaj ka ardhur momenti që faqja të mbyllet dhe të zgjidhet fituesi.

3) Stacioni Hapesinor viziton eklipsin 😀

Nëse keni një llogari tek Google Analytics, do vini re një surprizë të këndshme. Stacioni Hapësinor po viziton faqen tuaj. Kjo me sa duket është shakaja e skuadrës së analytics. RealtimeOverview (për të parë që International Space Station është një nga vizitorët, gjithashtu edhe vendndodhjen e tij në kohë reale).

google_analytics_1

4) Metafilter transformohet në Metafilterest.

Duke dashur të shfrytëzojë suksesin e faqes së famshme Pinterest tashmë web-logu ndryshon pamjen e tij.

metafilter_april_fools_1

5) Astronauti Chris Hadfield postoi një foto interesante tek llogaria e tij në Twitter.

ufo_1_prilli

{ 1 comment… read it below or add one }

Rubin April 7, 2013 at 4:51 pm

Po fitues zgjodhen pamvaresisht shakase per faqen youtube?

Bashkangjitur dhe nje foto e google:

http://cdn.thenextweb.com/wp-content/blogs.dir/1/files/2013/03/google_maps_treasure.png

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: