Para se të filloni të shikoni gënjeshtrat e shumta në web për ditën e 1 prillit më parë mund të shikoni historinë e festës e cila shpjegohet në videon mëposhtë.
Sërish 1 prilli në web ka qënë argëtues. Prezantimin e gënjeshtrave e fillojmë me lajmin e ndarjes së grupit Metallica
Metallica ndahen: James Hetfield: ‘Ka ardhur momenti; Ne nuk mund të jemi më Metallica’
Kodak nxjerr në treg printerin e tij të ri i cili printon mace. KODAK LIVEPrint.
Kulla Kanadeze CN Tower do ofrojë së shpejti lisharëset EdgeSwing™
Google edhe këtë vit nuk zhgënjen me disa shaka të lezetshme:
Shërbimi i motit të Google ju ofron një opsion të ri special “Nuk ju pëlqen moti i ditës? Mund ta ndryshoni sipas dëshirës!”
Techcrunch njofton se Sergey Brin do largohet nga Google: “Në të vërtetë më pëlqen Blues”
Google prezanton “Google Nigeria” vendosni numrin e llogarisë tuaj bankare.
Google prezanton Google Street Roo për Australianët. Kamera të vendosura mbi Kangure për të krijuar Google Streetview në Australi.
The YouTube Collection: Magjia e YouTube në duart tuaja.
Google Maps transformohet në RPG në 8-bit.
Wiki i Simpsons transformohet në atë të “The Family Guy”.
Skype for String është një version eksperimental i Skype i cili nuk ka nevojë për një linjë interneti.
Pirate Bay do lëshojë nëndetëset e veta për të hostuar serverat në ujëra ndërkombëtare.
BitBucket ofron një shërbim të ri të quajtur spooning.
Muse transformohen në Radiohead për një ditë.
Shtojca AdBlock në vend të bllokimit të reklamave i zëvëndëson ato me mace.
CuteOverload transformohet në The Nuffington Post
Richard Branson ofron udhetime në qendër të tokës.
Conan O’Brien blen Mashable, zëvëndëson Pete Cashmore në pozicionin e CEO.
KwowYourMeme.com vë në shitje memet në faqen e saj.
Cila ju pëlqeu më shumë? Na tregoni ato që nuk kemi parë…


















{ 0 comments… add one now }
{ 1 trackback }